Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI- Vetëm pak ditë para përvjetorit të vrasjes së Kostandino Kacifas, në vëmendjen e mediave greke është rikthyer historia e tij. Shkak për këtë vëmendje të mediave është bërë përpjekja e banorëve të Bularatit për të ndërtuar në vendin ku u vra ai një objekt fetar, por që u kundërshtua nga policia. Mediat greke e cilësojnë si një provokim ndalimin për ndërtimin e objektit fetar.
Gjithashtu mediat në Greqi hedhin akuza se mediat shqiptare po përpiqen të krijojnë një klimë tensioni para një vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas. “Ata fillimisht bllokuan punën për ndërtimin e monumentit në vendin, ku u ekzekutua nga forcat speciale shqiptare, dhe më pas shkatërruan të gjitha materialet dhe morën në pyetje të tre minoritarët”, shkruan Himara.gr.
“Një vit pas ekzekutimit të tij, shqiptarët shfrytëzojnë çdo mundësi. Dy prokurorë tashmë kanë dhënë dorëheqjen, dhe siç zbulon avokati i familjes, gjetjet e tyre do të dorëzohen në tetor të vitit 2020. Dhe nuk do të ishte për t’u habitur nëse ata konkludojnë se ai bëri vetëvrasje! Tani shqiptarët kanë kthyer vëmendjen e tyre në shërbimin përkujtimor vjetor për Konstantinos Kacifa më 26 tetor”, -thuhet më tej në artikull.
Gjithashtu për televizionin STAR në Greqi ka folur edhe nëna e Kacifas. Me lot në sy ajo ka thënë se në Shqipëri po luftohet fëmija i saj edhe i vdekur.
“Ata shkatërruan gjithçka atje. Ata nuk lanë asgjë. Shkova në mëngjes, asgjë nuk mbeti në këmbë, pllakat e prishura, 400 pllaka të bëra copa, pesëdhjetë e gjashtëdhjetë çanta të gjitha i grisën. Fuçitë e rërës, kanaçe të mëdha kallaji i shpuan, uji i derdhur. Ata nuk lanë asgjë. Ata luftojnë fëmijën tim edhe atje ku është!”, tha nëna e tij për TV STAR.
Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje./ marrë nga himara.gr
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ANGLI – Richard Huckle, është therur për vdekje gjatë mbrëmjes së djeshme, në qelinë e tij të burgut anglez, ku ai po vuante 22 dënime të përjetshme.33-vje&cced...
SUEDI- Çmimin Nobel në Ekonomi për 2019 e kanë rrëmbyer 3 ekonomistët amerikanë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer. Ky çmim u shpal...
ANGLI- E gjithë bota sot ka mbajtur sytë nga ceremonia e veçantë në Mbretërinë e Bashkuar, ku Mbretëresha Elisabethe II po mban fjalimin e saj të 65-të p...
LONDËR- Princesha belge Esmeralda, tezja e mbretit belg Philippe të Belgjikës është arrestuar dje në Londër. Ajo është një nga 1290 persona të tjera të arr...
KOSOVË- Një tjetër viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës një kallëzim penal për të ...
KOSOVË- Pas lajmit për zarfet e votave të helmuara në Kosovë, ka reaguar Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me zhvillimet e kësaj ngj...
KINË- Një bombol gazi shpërtheu në një restorant në lindje të Kinës, duke shkaktuar 9 të vdekur dhe e dhjetëra të plagosur.Sipas raportimit të medieve të h...
HONG KONG- Në Hong Kong prej kohësh janë zhvilluar protesta kundër një projekt ligji që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët po...
KOSOVË– Ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi kanë qenë në kontakt me ...
SIRI- Mediat e huaja kanë raportuar se disa terroristë islamikë kanë vrarë Hevrin Khalaf, sekretare e përgjithshme e Partisë së të Ardhmes Siriane. Mësohet që s...