Organizatat e shoqërisë civile kritikojnë ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit
15 Shkurt 2020, 09:54Nga DOSJA
Një grup organizatash të shoqërisë civile, të kryesuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikuan të premten ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit”, duke shprehur shqetësime për dobësimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe shkeljen e së drejtës për pavarësi.
Deklarata e firmosur nga 22 organizata, mes të cilave edhe nga BIRN Albania- thekson gjithashtu se projektligji i mësipërm, njësoj si e ashtuquajtura paketa AntiKÇK, u hartua pa transparencë dhe pa konsultim publik paraprak me organizatat vendase të shoqërisë civile.
Ndërsa mbështesin çdo nismë që synon të intensifikojë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në Shqipëri, organizatat e shoqërisë civile vërejnë megjithatë se ndryshimet e propozuara në ligjin “Për Policinë e Shtetit” ngrenë dyshime serioze për cenimin e parimit të ndarjes së balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
“…në vlerësimin tonë, përbën shkelje të pavarësisë së prokurorisë neni 2 i projektligjit (njësoj si neni 8 i aktit normativ). Në këtë dispozitë propozohet që organe të pavarura kushtetuese, sikurse është Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të jenë pjesë e Komitetit Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar. Ky komitet, i organizuar në mënyrë kolegjiale do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm (pjesë e ekzekutivit),” thuhet në deklaratë.
Sipas analizës së bërë nga organizatat, Komiteti Kordinues krijon premise për ndikim të papërshtatshëm nga ekzekutivi në ushtrimin e pavarur të funksioneve nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i SPAK.
Problemi i dytë i konstatuar është neni 4 i projektligjit që ndryshon nenin 131, i cili i jep të drejtë policisë që të kryejë përgjime ambientale dhe përgjime të bisedave telefonike, pa autorizim nga prokurori.
“Parashikimet e nenit 131 të projektligjit, dhe heqja e autorizimit të prokurorisë për të dhënë këto masa, në vlerësimin tonë bien ndesh me nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale. Kodi i Procedurës Penale është ligj i miratuar me shumicë të cilësuar, bazuar në nenin 81 pika 2 të Kushtetutës dhe dispozitat e tij kanë epërsi ndaj dispozitave të ligjeve që janë miratuar me shumicë të thjeshtë, sikurse është Ligji “Për Policinë e Shtetit,” konstatojnë organizatat e shoqërisë civile.
Deklarata e organizatave të shoqërisë civile sjell në vëmendje edhe vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që ka penalizuar në një rast të ngjashëm Hungarinë, në kushtet kur një Task-Forcë Antiterror nën ombrellën e strukturave të policisë mori të drejtën për përgjime sekrete pa mbikëqyrje apo kontroll gjyqësor.
“Në rastin e Shqipërisë, dispozitat e parashikuara përbëjnë akoma më shumë shkelje flagrante të Konventës Evropiane (KEDNJ), pasi në ndryshim nga Hungaria, vendosja e masave të veçanta nga policia e shtetit por pa autorizim të prokurorisë, nuk është kufizuar vetëm në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por është për çdo vepër penale,” thekson deklarata.
Organizatat e shoqërisë civile:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)
Instituti për Studime Politike (ISP)
Birn Albania
Instituti Shqiptar i Shkencës
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
Instituti i Kërkimeve Urbane
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar
MALLAKASTËR– Vijon për të tretën ditë rradhazi greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Ata shprehen se nuk janë ...
TIRANË– Shqipëria dhe dy vende të Afrikës Perëndimore janë propozuar për t’u hequr nga lista e vendeve të sigurta të origjinës nga OJF-ja më e madhe ...
DURRËS- Policia ka arrestuar një 23 vjeçar, pasi ka kërcënuar bashkëpunëtorin në vjedhjen e një motori. Gjatë kontrollit të riut iu gjet edhe një do...
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i Policisë për kontrollin e mjeteve luksoze të zhvilluar ditën e djeshmë në Vlorë. Mes katër mjeteve të seke...
TIRANË– Polica Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet.Për vetëm disa orë kontrolle janë...
LEZHË-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e dyqanit,...
KOSOVË– Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ishte e ftuara e mbrëmjes në “A-Shoë” ku edhe ka folur lidhur me përballjen ndaj kryeministrit Edi Rama në stud...
Përballja e shtetit shqiptar me pasuritë e botës së krimit nuk e ka zanafillën me Operacionin Forca e Ligjit. Një dekadë më parë, në janar 2010 hyri në fuqi lig...