Aktualitet

I pafajshëm nga përplasja me policinë në Elbasan, dosja e Suel Çelës sërish në gjyq, akuzohet për plagosjen e Bledar Ka

15 Shkurt 2020, 09:48 Nga DOSJA
I pafajshëm nga përplasja me policinë në Elbasan, dosja e

ELBASAN– Dosja e Suel Çelës do të rikthehet në Gjykatë. Kësaj here, Çela akuzohet për plagosjen e Bledar Karajt plot 14 vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan në vitin 2006, ku të dyshuarit Endrit Çopja dhe Suel Çela kanë plagosur Karajn, i cili kurrë si ka rrëfyer emrat e tyre. E gjitha ka nisur me vjedhjen e disa televizorëve në lokalin e Çopjas, të cilët më pas ishin parë në biznesin e Karajt. Thuhet se Çopja dhe Çela e kanë takuar Karajn dhe i kanë kërkuar që t’ja kthente, ndërsa ai i ka pohuar se i kishte blerë nga dikush tjetër në Elbasan.

Çopja dhe Çela i kanë kërkuar që të hipte në një makinë për t’u ballafaquar dhe në momentin që ai ka bërë  rezistencë është marrë me forcë deri sa është plagosur.

Çela pak kohë më parë ka marrë pafajësi në mungesë, nga Gjykata për Krime të Rënda për përplasjen e ndodhur tek Tregu Agro-Ushqimor në shtator 2017 në Elbasan. Për ngjarjen u dënuan vetëm  Klement Xhaferri me 5 vite dhe Enea Bekteshi me 6 vite burg. Sueli mori pafajësi në nëntor 2019 pasi prania e tij në mbrëmjen ku makina e policisë u godit nga një ‘Audi’ i blinduar nuk u arrit të faktohej.

Ai akuzohej se në bashkëpunim me dy personat e tjerë tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës.

Pak ditë më parë edhe Çela ishte pjesë e aksionit anti-KÇK, dhe do t’i duhet që të justifikojë pasurinë e tij. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar karaj serish ne gjyq suel cela suel cela bledar karaj serish ne gjyq suel cela suel cela

Sondazh

Poll