Politike

Berisha: Rama po mbron Balluku në aparencë, kjo është dosja e tij

Sipas Berishës, Rama do të ishte i gatshëm të eliminonte politikisht edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nëse nuk do të ishte i kushtëzuar nga dosjet që rëndojnë mbi kryeministrin

8 Janar 2026, 13:01 Nga I.A
Berisha: Rama po mbron Balluku në aparencë, kjo është dosja
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit po e mbron ministren Belinda Balluku vetëm për interesa personale. Sipas Berishës, Rama do të ishte i gatshëm të eliminonte politikisht edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nëse nuk do të ishte i kushtëzuar nga dosjet që rëndojnë mbi kryeministrin. 

"Rama po mbron Balluku në aparencë, për t’u përgjigjur me fjalët se ku e lexova, ai do ishte gati ta helmonte në mesnatë atë po të mos kishte dosjen e vet. Në këtë aspekt, Spaku edhe mund të lëshojë ndonjë urdhër mbrojtje sepse ai është i aftë të kryejë çdo krim për të mbrojtur veten e tij. Në fakt Lubia është hajdutja më e madhe në historinë e kombit pas Edi Ramës, por për tunelin e Llogarasë, ajo është vetëm një shërbëtore e tij. Vetëm sa ka firmosur ato që i kanë thënë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll