Politike

“Edi më shau dhe iku me biçikletë”, Paloka tregon s’i u njoh me Ramën: Fevziu i bërtiti që të largohej

16 Mars 2019, 07:22 Nga DOSJA
“Edi më shau dhe iku me biçikletë”, Paloka tregon

Tiranë-Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka rrëfyer momente nga takimi i parë me Edi Ramën. 

Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan  ai tregoi se i vetmi kontakt që ka pasur me kryeministrin përpara se t’i futej politikës ka qenë përpara viteve 2000.

Paloka tregoi se ishte bashkë me gazetarin Blendi Fevziu kur Rama e ka fyer  dhe ka qenë pikërisht gazetari që e ka mbajtur që debati mes tyre të mos degradonte.

Ai ka pasur diçka me mua, donte të gërricej dhe pastaj ikte me vrap. Është pjesë e tij. I vetmi kontakt që kam pasur me të ka qenë pak a shumë e njëjta skenë, para viteve 2000. Ishim në konferencë, unë dola me Blendi Fevziun dhe do hipim në makinë, ndërsa Rama ishte me një biçikletë 28-she. Ai se çfarë i tha Fevziut me zë të ulët për mua, ishte diçka fyese. Fevziu më shtyu që të mos reagoja, por ai e ngriti zërin pak më tepër. Unë reagova në mënyrë shumë impulsive. Fevziu mu lidh në mes dhe i tha Ramës ik, ik. Ai si avdall mori biçikletën dhe iku. Këtë e them për herë të parë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi fevziu edi paloka edi rama takimi i par blendi fevziu edi paloka edi rama takimi i par

Sondazh

Poll