Një dekadë antimafia, shumë sekuestro dhe pak konfiskime, çfarë frytesh solli zbatimi i ligjit?
15 Shkurt 2020, 06:46Nga DOSJA
Përballja e shtetit shqiptar me pasuritë e botës së krimit nuk e ka zanafillën me Operacionin Forca e Ligjit. Një dekadë më parë, në janar 2010 hyri në fuqi ligji antimafia që kishte si qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar përmes konfiskimit të pasurive të krijuara nga veprimtaria kriminale.
Pasuritë e errëta u filtruan paralelisht me gjykimet penale të grupeve kriminale. Por çfarë frytesh solli zbatimi i ligjit antimafia? Sipas të dhënave zyrtare, në harkun kohor 2010-2019, ish-Gjykata për Krimet e Rënda, sot Gjykatë e Posaçme, ka shpallur 102 vendime në total për sekuestrime pasurish.
Mijëra sipërfaqe truall, apartamente, automjete dhe llogari të majme në miliona euro të personazheve të njohur e të panjohur së botës së nëndheshme të krimit, apo familjarëve të tyre u ngrinë deri në verifikimin e pastërtisë. Maksimumi i vendimmarrjeve për sekuestro brenda një viti është regjistruar në vitin 2015 me 19 verdikte, ndërsa më i ulëti në 2013 më 3 të tillë.
Por shiriti i sekuestrimeve është këputur për shumë pasuritë vëna në dyshim si kriminale. Sipas të dhënave në një dekadë zbatim të ligjit antimafia, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur vetëm 53 vendime konfiskimi, shifër kjo sa gjysma e vendimeve të sekuestros. Ndër të tjerë zotëruesve të pasurive të kaluara në llogari të shtetit gjenden edhe emrat e Lulëzim Berishës apo Dashamir Gjokës, të cilëve së fundmi u kanë mbërritur në derë edhe shkresat e OFL-së.
KAVAJË– Irma Elezi nga Kavaja i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi edhe pse gjykata ka vendosur për një detyrim ushqimor, që ish-bashkëshorti i saj duhe...
GREQI– Ministria e Punës së shpejti do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte njerëzit që nuk banojnë në Greqi për 40 vjet nga...
Aktualitet14 Shkurt 2020, 19:59
BULQIZË– Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina e Fatjon, për t’iu nënshtruar ...
ANGLI- Një 42-vjeçar shqiptar është burgosur për 13 vite, pasi akuzohet për dhunë dhe sulm seksual të dy grave të ndryshme. Sipas medieve të hiuaja, Alt...
BULQIZË- Pas tragjedisë së ndoodhur ditën e sotme, Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), me një grup ekspertësh ka shkuar në banesën e familje...
TIRANË– Ditën e sotme në studion e Top Talk kanë qenë të ftuar gazetarja e Top Channel , Anila Hoxha dhe gazetari Enton Abilekaj. Ato kanë hedhur dys...
BULQIZË- E afërmja e familjes Tola ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Bulqizë, kur nëna sëbashkimme dy fëmijët e saj u gjetën të paje...
TIRANË- Një 23-vjeçar, Dritan Krasniqi që banon në Farkë po hetohet për përndjekjen e shoqes së fëmijërisë, me të cilën ka qenë në bankat e shkollës...
BULQIZË– 16-vjeçarja, anëtarja e familjes Tolaj në Ostren të Bulqizës ka dalë nga rreziku për jetën. Dosja.al mëson se Merita Tolaj ndodhet nën kujd...
PEQIN– Një aksident ka ndodhur në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy persona me ...