Aktualitet

E blinduar dhe superluksoze, sekuestrohet makina e Lorenc Sadikut, mik i ngushtë me ‘Il Padrino’ e Vlorës

15 Shkurt 2020, 08:55 Nga DOSJA
E blinduar dhe superluksoze, sekuestrohet makina e Lorenc Sadikut, mik i

VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i Policisë për kontrollin e mjeteve luksoze të zhvilluar ditën e djeshmë në Vlorë. Mes katër mjeteve të sekestruara nga Policia e Shtetit ka qënë edhe makina e blinduar e Lorenc Sadikut. 

Ky i fundit njihet si shoku i ngushtë i Edison Harizajt, ose i njohur ndryshe si “Il Padrino” i Vlorës, i cili u vra më 7 nëntor të 2018 gjatë një atentati.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se aksioni do të vijojë dhe brenda kësaj jave, Operacioni Forca e Ligjit do të sekuestrojë dhjetëra pasuri në Vlorë.

Ditën e djeshme, në Vlorë janë sekuestruar 10 automjete, ku katër prej tyre ishin të blinduara. Dy prej tyre i përkasin Edison Harizajt. Automjetet e Harizajt janë gjetur në një garazh të një kompleksi në Vlorë me emrin “Oslo”.

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren lorenc sadiku ofl vlore anti-kçk-ja zbret në terren lorenc sadiku ofl vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2020, 19:59

BULQIZË– Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina e Fatjon, për t’iu nënshtruar ...