Aktualitet

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit në gjendje të rënë shëndetësore në ditën e tretë të grevës, Opozita: Jemi pr

15 Shkurt 2020, 09:40 Nga DOSJA
Punonjësit e nënstacionit të Poçemit në gjendje

MALLAKASTËR– Vijon për të tretën ditë rradhazi greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Ata shprehen se nuk janë paguar prej 27 muajsh. Me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore rëndohet. Punëtorët thonë se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Pranë tyre kanë shkuar mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit për të parë gjendjen e tyre shëndetësore. Doktori Shefqet Zylali thotë se gendja e tyre shëndetësore po rëndohet dhe se ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

“Gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet dhe ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme,”- u shpreh ai.

Ky nënstacion ka 18 punëtorë, të cilëve iu është prishur kontrata me 31 dhjetor 2019 nga ku furnizohet me energji dhe rafineria e naftës në Ballsh, që po ashtu kanë shprehur mbështetjen për këtë grevë. Një ditë më parë ata janë shprehur se të hënën do të futen në grevë urie pasi kanë 6 muaj para marrë rrogat. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’iu qëndrojnë pranë punëtorëve

(a.m/F.M/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan baci mallakster monika kryemadhi punëtorët e poçemit në grevë urie luan baci mallakster monika kryemadhi punëtorët e poçemit në grevë urie

Sondazh

Poll