Aktualitet

Eksploziv gjatë natës në derën e dyqanit në Lezhë, s’ka njerëz të lënduar, pronarët: S’kemi konflikte me njeri! (V

15 Shkurt 2020, 07:56 Nga DOSJA
Eksploziv gjatë natës në derën e dyqanit në Lezhë,

LEZHË-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e dyqanit, i cili është në pronësi të 49-vjeçarit, Arben Malotaj.

Sipas raportimeve, nga eksplozivi i vënë nuk ka asnjë të lënduar në njerëz por ka vetëm dëme materiale. 

Nga ana e saj, familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e ka idenë kush mund t’i ketë vendosur eksploziv në biznes.  Nëna e Arbenit është shprehur se nuk kishte qënë në shtëpi në momentin kur kishte ndodhur ngjarja pasi po festonte një ditëlindje. 

Djali ka pasur ditëlindjen dhe kemi shkuar për të festuar. Kur erdhëm e gjetëm kështu, lajmëruam Policinë. Kaq! S’kemi pasur konflikte. Asgjë! Na ka friksuar ngjarja, po çfarë të bëjmë,”-tha ajo.

Ndërsa komshia ka treguar se çfarë ka dëgjuar në momentin e shpërthimit: Shpërthim i fortë nga ora 10:20. Mendova t’i bëj zë motrës së madhe po thashë hajt se po i hyn frika. Mos ka ardhur njëri tek shtëpia e saj? Ishte shpërthim i fortë. Na kanë grabitur 2-3 herë.Këta s’kanë pasur konflikte, djali ka jetuar me djersën e ballit duke punuar bashkë me nusën, e fëmijët i ka lënë më gjyshen.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për të zbuluar shkaqet e plota dhe autorin e vendosjes së eksplozivit. 

 

Lezhë/Informacion paraprak

Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben malotaj lezhe shperthen tritoli ne lezhe arben malotaj lezhe shperthen tritoli ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2020, 19:59

BULQIZË– Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina e Fatjon, për t’iu nënshtruar ...