Politike

Berisha: Nuk diskutojmë asnjë emër për kryeministër teknik, pa arritur marrëveshjen për qeveri teknike

Sipas tij, Partia Demokratike, nuk avancon as edhe një emër, pa u arritur marrëveshja për një qeveri teknike.

5 Janar 2026, 13:06 Nga D.S
Berisha: Nuk diskutojmë asnjë emër për kryeministër
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike insiston dhe do të insistojë për një qeveri teknike. Sipas tij, Partia Demokratike, nuk avancon as edhe një emër, pa u arritur marrëveshja për një qeveri teknike. Berisha u shpreh se, opozita do të paraqesë propozimet e veta krahas forcave të tjera politike.

"Partia Demokratike insiston dhe do të insistojë për një qeveri teknike për përgatitjen e një procesi të drejtë zgjedhor. Partia Demokratike, nuk avancon as edhe një emër, pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike. Pasi të arrihet marrëveshja për qeverinë teknike, pa diskutim PD do të avancojë, ose do të paraqesë propozimet e veta krahas forcave të tjera politike," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha qeverii teknike

Sondazh

Poll