Politike

Berisha: Të premten mbahet tryeza e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit

Sipas tij, marrja në mbrojtje e Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë.

5 Janar 2026, 12:57 Nga D.S
Berisha: Të premten mbahet tryeza e frontit opozitar për të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë një thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim ditën e premte. Sipas tij, marrja në mbrojtje e Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë. Berisha tha se shqiptarët duhet të ngrihen në protestë për t'i dhënë, atë që ai e quan 'narko-diktatorit' të tyre, fundin e turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelë, duke iu referuar Maduros.

"Opozita pa asnjë diskutim do të ketë protesta ndër më të fuqishmet. Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë. Për opozitën, bllokimi nga Edi Rama i heqjes së imunitetit të Lubi Ballukut, marrja në mbrojtje e delinkuentes Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e tmerrshme me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë për t’i dhënë narko-diktatorit të tyre atë fund të turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelës," tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll