Politike

Si do jetë qëndrimi ndaj drejtuesit të ri të SPAK? Berisha: Varet nëse ata do të respektojnë ligjin

Berisha u shpreh se qëndrimi i opozitës ndaj çdo punonjësi të prokurorisë speciale, gjykatës, policisë apo Byrosë Kombëtare të Hetimit do të varet vetëm nga raporti i tyre me ligjin.

5 Janar 2026, 10:48 Nga I.A
Si do jetë qëndrimi ndaj drejtuesit të ri të SPAK? Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur lidhur me drejtuesin e ri të SPAK dhe qëndrimin e PD-së pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme. Berisha u shpreh se qëndrimi i opozitës ndaj çdo punonjësi të prokurorisë speciale, gjykatës, policisë apo Byrosë Kombëtare të Hetimit do të varet vetëm nga raporti i tyre me ligjin.

"Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të Prokurorisë Speciale, Gjykatës Speciale, policisë, BKH-së është qëndrimi që ata do të mbajnë ndaj ligjit. Ne nuk kërkojmë absolutisht asgjë tjetër, veç se zbatimin e ligjit. Altin Troplini instaloi në mënyrën më kriminale, praktikën staliniste të arrestimeve pa prova dhe të krijimit të provave pas arrestimeve. Kjo është faqja e zezë që ai hapi në këtë institucion dhe për të cilën ai do të bëhet përgjegjës deri ditën e fundit të jetës së tij. Ai iku, por ligji nuk iku. Drejtuesi i ri, e thashë dhe njëherë, çdo drejtues dhe punonjës i këtij institucioni që zbaton ligjin, ka dhe do të ketë vlerësimin dhe mbështetjen e plotë të opozitës shqiptare," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll