Politike

Protesta e Lapajt, Berisha: E dënojë dhunën policore, është akt i shëmtuar

Sipas tij, ky është një akt i shëmtuar dhe se Rama është i tmerruar nga çdo protestë. 

5 Janar 2026, 10:50 Nga D.S
Protesta e Lapajt, Berisha: E dënojë dhunën
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, e dënon dhunën policore ndaj protestës së organizuar nga Lëvizja 'Shqipëria Bëhet'. Sipas tij, ky është një akt i shëmtuar dhe se Rama është i tmerruar nga çdo protestë. Berisha gjithashtu ka komentuar një analizë ne emrin e Endri Kajsiut, sipas të cilit ky person është pseudonimi që përdor vetë kryeministri Rama. 

"E kam dënuar me forcën më të madhe, dhunën policore ndaj protestës së organizuar nga Shqipëria Bëhet e Lapajt. E kam dënuar me forcën më të madhe që dje. Akt i shëmtuar. Edi Rama i tmerruar nga çdo protestë, sepse çdo protestë ju kujton shqiptarëve dhe botës se Ramaduro është në pushtet. A e lexuar ju artikullin e Endri Kajsiut. Për ty është i nderuar, sepse për mua është një banalist që jep mbiemrin hua, i cili shet mbiemrin. Sa i ka paguar Edi Rama atë mbiemër. Pse e lejon Edi Ramën, ti marrë mbiemrin ai, si qenka kjo punë.

Pse e lejon Edi Ramën të marrë mbiemrin hua. Ma gjej ti mua dhe më gjej në regjistrat e shtetit Endri Kajsiu, është Edi Rama në Surrel, ta them unë. Nuk e lëndoj. Përsa i përket shkrimeve, ai ka marrë përgjigjet nga unë. Ai ka probleme me Edi Ramën, sepse i merr mbiemrin hua, i merr me qira mbiemrin. E paguan apo se paguan kjo është punë e Edi Ramës, janë punë e tyre, por nuk lejohet në media. Secili emrin e tij. Ju uroj një vit të mbarë, me shumë të mira. Ra leku i bakllavasë, fat i madh," tha Berisha./Dosja.al 

protesta para kryeministrisë edi rama sali berisha ne spak

Sondazh

Poll