5 Janar 2026, 10:44
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se ajo po vepron si një organizatë e Partisë Socialiste dhe jo si një institucion i pavarur i drejtësisë. Në një deklaratë publike, Berisha tha se kërkesa e tij për shqyrtimin e masës së sigurisë është depozituar në Gjykatën Kushtetuese prej më shumë se një viti.
Sipas tij, më 17 dhjetor, Gjykata kishte njoftuar publikisht se do të zhvillonte seancë plenare për këtë çështje, por më pas procesi është zhvilluar pa transparencë, pa praninë e avokatëve dhe pa njoftim zyrtar. Berisha tha se gjyqtarët janë mbledhur në dhomë këshillimi në seancë plenare, por nuk kanë arritur të marrin vendimin e dëshiruar dhe për këtë arsye nuk e kanë shpallur atë, duke mos dhënë asnjë shpjegim zyrtar.
"Ka një zhvillim tjetër shumë të rëndësishëm nga organizata e partisë së Gjykatës Kushtetuese. Dëgjojeni tani këtu. Me datën 17 ju më keni pyetur a e ke dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese. Unë e kam dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese para një viti, nuk mbahet mend kur. Më datën 17 dhjetor ata shpallën publikisht se do jetë seanca plenare, tani nuk i bëjnë me publik, nuk i bëjnë as me avoketërit, mblidhen në dhomë këshillimi dhe vendosin atë që mendojnë. Dhe në dhomën e këshillimit u mblodhën në seancë plenare, nuk morën dot vendimin që donin dhe njëlloj si një organizatë partie, nuk shpallën vendimin. Nuk kanë dhënë shkaqet. Ishte seancë plenare. Nuk kanë kërkuar asnjë dokument mbi bazën e mashtrimit dhe të urdhrit politik të turpshëm. As ata nuk e dhanë njoftimin.
Njoftimi i mor sepse avokati im bëri shkresë dhe kërkoi njoftim se çfarë vendimi morët. Po meqenëse votat nuk u dolën për vendimin që donin, atëherë thanë se nuk kishte seancë, dhe do mblidhen në seancë plenare. Këta ishin në seancë plenare. Këta tregojnë se janë një grup mjeranësh, organizatë e mirëfilltë e PS-së, gjykatë e turpit që vepron në këtë mënyrë. Gjykata ishte e detyruar të bëjë njoftimin publik, u mblodhëm, vendosëm ose nuk vendosëm. Kjo është gjykata dhe jo gjykata që fshihet pas vetes së vet në mënyrën më të turpshme se ka gjykatës aty që meritojnë jo vendin ku e kanë, por e meritojnë të jenë aty ku i çon ligji.", tha Berisha. /Dosja.al
sali berisha
Politike
5 Janar 2026, 10:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar një skandal në akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Gjat...
Politike
5 Janar 2026, 10:32
D.S
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka publikuar një fotografi nga Spitali i Traumës. ...
Politike
5 Janar 2026, 10:28
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama ka pranuar vetë fajësinë duke e ...
Politike
5 Janar 2026, 10:27
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ...
Politike
5 Janar 2026, 10:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lexoi mesazhin që la në ambientet e SPAK, ndërsa ka përs&...
Politike
5 Janar 2026, 10:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Po...
Politike
5 Janar 2026, 10:07
D.S
Policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cil&e...
Politike
5 Janar 2026, 09:48
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është shtyrë sërish në GJKKO. M...
Politike
5 Janar 2026, 09:32
D.S
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhu...
Politike
5 Janar 2026, 08:13
D.S
foto nga vengjarja
TIRANË- Kreu i Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj është dërguar në spitalin e Traum...