Politike

Avokatët thanë se furgoni për të transferuar Veliajn në gjyq u vonua, Drejtoria e Burgjeve: E pavërtetë, refuzoi të dilte nga qelia

Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

5 Janar 2026, 13:04 Nga I.A
Avokatët thanë se furgoni për të transferuar Veliajn në
Drejtoria e Burgjeve

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj se fajtori për mosparaqitjen e tij në seancën paraprake të GJKKO-së, është bërë vonesa e eskortës shoqëruese të Policisë së Burgjeve. Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

DEKLARATË PËR SHTYP

Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

drejtoria e burgjeve erion veliaj

Sondazh

Poll