Politike

Procedohet penalisht Adriatik Lapaj/ Arrestohen 4 persona të tjerë! Policia: Kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë

Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për personat me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

5 Janar 2026, 10:07 Nga D.S
Procedohet penalisht Adriatik Lapaj/ Arrestohen 4 persona të tjerë!
Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët janë përplasur me efektivët ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë dhe ka nisur procedimin penal për Lapajn. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për personat me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Uniformat blu, bëjnë me dije se,  ka nisi procedimi penal për Adriatik Lapak, E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, në kundërshtim të urdhrit të punonjësve të Policisë. Gjithashtu bëhet me dije se materiale procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë." /Dosja.al 

lapaj procedohet penalisht lapaj

Sondazh

Poll