Politike

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Krimet e Altin Dumanit nuk do mbeten pa marrë ndëshkimin e merituar ligjor

Gjatë fjalës së tij nga SPAK, Berisha nisi fjalën me urimin për Vitin e Ri 2026 dhe vijoi me një ton të ashpër kritik ndaj drejtësisë dhe figurave që ai i cilëson si kundërshtarë të pluralizmit politik.

5 Janar 2026, 10:17 Nga I.A
Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Krimet e Altin Dumanit nuk do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lexoi mesazhin që la në ambientet e SPAK, ndërsa ka përsëritur akuzat ndaj Altin Dumanit, duke theksuar se krimet e tij nuk do të mbeten pa marrë ndëshkimin e merituar ligjor. Gjatë fjalës së tij nga SPAK, Berisha nisi fjalën me urimin për Vitin e Ri 2026 dhe vijoi me një ton të ashpër kritik ndaj drejtësisë dhe figurave që ai i cilëson si kundërshtarë të pluralizmit politik.

"Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026. Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre. Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll