Politike

Berisha: Në SPAK gjeta McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste në ishullin-burg Riker

Në një deklaratë për shtyp, Berisha hodhi akuza duke përmendur edhe burgun famëkeq Riker’s Island në SHBA, për të cilin tha se po priste Ramën aty.

5 Janar 2026, 10:27 Nga D.S
Berisha: Në SPAK gjeta McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka gjetur ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke dëshmuar kundër kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, Berisha hodhi akuza duke përmendur edhe burgun famëkeq Riker’s Island në SHBA, për të cilin tha se po priste Ramën aty. 

"Natyrisht, këtu kryefjala, dhe unë e kuptoj dhe e lexoj në sytë tuaj, se e keni Ramaduron tani, atë po prisni ju tani se ç’do të them unë për Ramaduron. Por unë do të them ato që ka Ramaduro vetë. Më lejoni pak t’u informoj se çfarë ka thënë Ramaduro për veten e tij. Në SPAK gjeta McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste Edi Ramën në ishullin Riker, jo në Metropolitan. Ishulli Riker është një ishull burg si muze, me të gjithë banditët e mëdhenj të historisë së SHBA. I kanë aty edhe gurët e varrit se kanë hyrë dhe nuk kanë dalë më nga ishulli," tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha berisha në spak

Sondazh

Poll