Politike

Berisha: Edi Rama ka ndërruar emrin dhe po e pranon se do të ketë fatin e Maduros

Ai tha se Rama ka ndryshuar emrin në gjykatë nga Edi Rama në 'Endri Kajsiu' dhe se e pranon vetë si argument që Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. 

5 Janar 2026, 10:28 Nga D.S
Berisha: Edi Rama ka ndërruar emrin dhe po e pranon se do të ketë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama ka pranuar vetë fajësinë duke e krahasuar veten me presidentin venezuelian Nicolas Maduro. Ai tha se Rama ka ndryshuar emrin në gjykatë nga Edi Rama në 'Endri Kajsiu' dhe se e pranon vetë si argument që Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Sipas Berishës, Rama e pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros. 

"Ja çfarë shkruan Edi Rama për veten e vet. Në gjykatë kishte ndryshuar emrin nga Edi Rama në Endri Kajsiu. Ka marrë emrin e Endri Fugës dhe mbiemrin e Blendi Kajsiut. E lexuat besoj, e kuptuat edhe ju. Tani thotë këtu se: U arrestuar Nikola Maduro dhe ca trushkulur po presin që Delta të zbresë në Surrel për të arrestuar Edi Ramën. Pra, çfarë është kjo? Edi Rama e pranon vetë se është fajtor, por nxjerr si argument të vetëm se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Dhe kartelet në Venezuelë janë më të mëdha se sa kartelet në Shqipëri.

Pra, sipas Endri Kajsiut, emrit të ri të Edi Ramës, ia kishte botuar edhe gazetari i Linda Ramës, ky shpifësi i dënuar për shpifje i Prapaskenës, ky Doçi e ka publikuar këtë, pra sipas Edi Ramës problemi është se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë, paçka se u thoshte shqiptarëve se Shpiragu noton mbi naftë. Këtë e harron ai. Dhe u thotë se kartelet janë më të vogla në Shqipëri se në Venezuelë, paçcka se kartelet shqiptare kontrollojnë tregun e Europës.

Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës, pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros. Por këtë natyrisht do t’ia japin Deltat apo do ia japë populli shqiptar, unë them se do ia japë populli shqiptar. Megjithatë, për dijeni, McGonigali ishte aty. Po, kishte ardhur, po bënte dëshmi të reja, se është hapur dosja e tij," tha Berisha./Dosja.al 

edi rama

Sondazh

Poll