Politike

Lapaj u lëndua pasi i ra në kokë një bombol gazi teksa protestonte para Kryeministrisë/ Ministria e Shëndetësisë: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Ministria bën me dije se, pas ekzaminimeve të kryera, Lapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

5 Janar 2026, 09:32 Nga D.S
Lapaj u lëndua pasi i ra në kokë një bombol gazi teksa
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, përpara godinës së Kryeministrisë, ku kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u lëndua në kokë gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.

Ministria bën me dije se, pas ekzaminimeve të kryera, Lapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur mbrëmjen e djeshme gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri nga efektivët ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar. Janë paraqitur gjithashtu edhe dy protestues të tjerë, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas janë larguar. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

"Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor. Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore."/Dosja.al 

ministria e shendetesise dhe e mbrojtjes

Sondazh

Poll