Aktualitet

Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë

Mësohet se viktima është një burrë 68-vjeç.

4 Janar 2026, 19:16 Nga D.S
Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në afërsi të portit në Durrës. Mësohet se viktima është një burrë rreth 60-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërkohë bëhet me dije se,  qarkullimi në zonën e Portit është kufizuar pjesërisht./Dosja.al 

aksident ne durres durres automjeti përplas të moshuarin me biçikletë

Sondazh

Poll