Aktualitet

Moti i keq 'pushton' Vlorën, pezullohet lundrimi i  mjeteve të peshkimit dhe trageteve drejt Barit

Kjo ka bërë që deti të jetë me dallgë të larta, të cilat shkojnë deri në 1.5 metra.

4 Janar 2026, 14:27 Nga E.d
Moti i keq 'pushton' Vlorën, pezullohet lundrimi i  mjeteve
Foto ilustruse

VLORA- Qyteti i Vlorës është prekur nga moti i përkeqësuar dhe kushtet atmosferike të paqëndrueshme. Këtë të dielë, era e fortë bregdetare ka arritur një shpejtësi rreth 15 metër për sekondë. Kjo ka bërë që deti të jetë me dallgë të larta, të cilat shkojnë deri në 1.5 metra.

Në lidhje me këtë, është ndaluar lundrimi në det për mjetet e peshkimit dhe ato lundruese. Gjithashtu është pezulluar edhe lundrimi i trageti i linjës me Brindisin. Kjo pasi forca e detit është në rritje dhe mund të sjellë probleme gjatë lundrimit./Dosja.al

vlorë deti era e fortë

Sondazh

Poll