Aktualitet

Një mijë euro për të vendosur tritolin/ DETAJE nga vrasja në Shkodër, kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar Gerti Bushatin! I riu ndërroi rrobat dhe...

Bëhet me dije se një prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë euro për të vendosur eksplozivin në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri. Siç raportohet, shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij dhe nuk dihet nëse Bushatit i ishin premtuar para të tjera ose jo.

4 Janar 2026, 12:01 Nga E. D
Një mijë euro për të vendosur tritolin/ DETAJE nga vrasja
Hysni Ymeri

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Shkodër. Lidhur me ngjarjen policia arrestoi pak ditë parë katër persona, Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi, të cilët priten të dalin të hënën në gjykatë për caktim mase sigurie.

Bëhet me dije se një prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë euro për të vendosur eksplozivin në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri. Siç raportohet, shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij dhe nuk dihet nëse Bushatit i ishin premtuar para të tjera ose jo.

Të riun e nxorën zbuluar kamerat e sigurisë, të cilat filmuan Bushatin teksa kalon në zonë dhe gjatë kohës që ka ndërruar rrobat pasi vendosi lëndën plasëse. Bushati shfaqet i veshur me kominoshe të cilat i kishte veshur sipër rrobave të tjera dhe pasi largohet nga zona, heq kominoshet dhe i hedh në anë të lumit.

Konkretisht pamjet janë janë filmuar nga kamerat e një biznesi aty pranë, ndërsa rrobat e përdorura nga 27-vjeçari tashmë janë sekuestruar nga hetuesit. Gjithashtu hetuesit zbuluan se ditën e ngjarjes, në lagjen “Manush Alimani”, ndodheshin edhe dy të arrestuarit Ergys Ibrahimi dhe Edison Hasaj. Ndërkohë, grupi hetimor ka dyshime të forta se shpërthimi i telekomanduar të jetë bërë nga Ergys Ibrahimi, teksa 67-vjeçari Hysni Ymeri ishte duke u ngjitur për në banesë.

Si ndodhi ngjarja: 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Dhjetor 2025, në lagjen “Manush Alimani”, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbi jetën 67-vjeçarit Hysni Ymeri. Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, por kjo deklaratë u kundërshtua më pas nga OSHEE.

Pas ngjarjes, të dyshuarit u shoqëruan në polici dhe u mbajtën në përgjim ambiental nga policia, por pa e ditur këtë detaj, të dyshuarit kishin nisur të komunikonin me njëri-tjetrin. Të arrestuarit nuk kanë konflikte direkte me viktimën, ndërsa hetuesit nuk kanë ende të qartë se kush është porositësi i vërtetë i krimit, apo edhe motivi i vrasjes së 67-vjeçarit.

Të arrestuarit do të përballen në hënën në gjykatë për një sërë veprash penale, si “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; armëmbajtje pa leje, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim; dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në pranga kanë rënë Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kundrejt pagesës kanë vendosur lëndë plasëse dhe kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte Ymeri./Dosja.al

hysni ymeri shkoder

Sondazh

Poll