Aktualitet

U kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

4 Janar 2026, 13:09 Nga E.d
U kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur,
Foto ilustruse

LEZHË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 29-vjeçar në Lezhë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 29 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar nga familjarët në spital për ndihmë mjekësore shtetasja P. M., 45 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e jashtme të banesës.

Kurbin/Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasja E. B., 28 vjeçe, e cila ka deklaruar se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, i janë vjedhur një palë vathë floriri. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 lezhë 29-vjeçar policia

Sondazh

Poll