Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Gjirokastër/ Plagoset me thikë 24-vjeçari, në pranga autori

Blutë sqarojnë se 24-vjeçari me iniciale, E.G është goditur me thikë nga 19-vjeçari me iniciale A.B. Pas ngjarjes autori është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrrezikut për jetën. 

4 Janar 2026, 11:15 Nga E. D
Sherr mes të rinjve në Gjirokastër/ Plagoset me thikë
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një sherr me dy të rinjve ka ndodhur në Gjirokastër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar. Blutë sqarojnë se 24-vjeçari me iniciale, E.G është goditur me thikë nga 19-vjeçari me iniciale A.B. Pas ngjarjes autori është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrrezikut për jetën. 

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 18-vjeçarin me iniciale H.H, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. I riu dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici./Dosja.al

policia e gjirokastres

Sondazh

Poll