Politike

"Patronazhist është një vepër e rëndë"/ Berisha: Ata të cilët kanë luajtur rolin e policisë politike të votës, kanë kryer krim elektoral

Lideri i opozitës tha se ata që kanë kryer këtë detyrë, do të bëhen përgjegjës para ligjit. 

3 Janar 2026, 13:36 Nga E.d
"Patronazhist është një vepër e rëndë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ata të cilët kanë luajtur rolin e policisë politike të votës, kanë kryer krim elektoral. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se patronazhist është një vepër e rëndë. Lideri i opozitës tha se ata që kanë kryer këtë detyrë, do të bëhen përgjegjës para ligjit. 

"Patronazhist është një vepër e rëndë. Ata që kanë kryer këtë detyrë, do të bëhen përgjegjës para ligjit, të cilët sot i aministon Altin Troplini. Kam një lajm këtu të mirë për ju. Përsëri, një gjykatës i ndershëm dhe guximtar çoi për gjykim, ndonëse prokurori hoqi dorë nga çështja e aktivistëve, por një gjykatës urdhëroi të hetohet çështja. Pra, të dalin para ligjit. Kështu që, ata të cilët kanë luajtur rolin e policisë politike të votës, ata kanë kryer krim elektoral," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita patronazhist

Sondazh

Poll