Politike

VIDEO/ Kryeministri grek Micotakis fton arvanitasit në kryeministri, ia marrin këngës shqip: Mirë të na gjejë Viti i Ri

Ceremonia u organizua të mërkurën në mëngjes, ku dhe ishin të ftuar këngëtarët tradicionalë të këngëve të Vitit të Ri në Pallatin Maximos.

2 Janar 2026, 14:04 Nga I.A
VIDEO/ Kryeministri grek Micotakis fton arvanitasit në kryeministri, ia
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mirëpriti grupin e këngëtarëve tradicionalë arvanitas në Pallatin Maximos, duke vazhduar traditat festive së bashku me vajzën e tij, Sofia. Ceremonia u organizua të mërkurën në mëngjes, ku dhe ishin të ftuar këngëtarët tradicionalë të këngëve të Vitit të Ri në Pallatin Maximos. Këngëtarët nga Shoqata arvanitaser Liosion Ilion, interpretuan këngë tradicionale për Kryeministrin.


Mes këngëve që këndojnë është dhe: Mirëse të na vijë Viti i Ri. mirë të na gjejë.

Mitsotakis ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Sofia, shkëmbyen urime dhe dhurata me artistët, në këtë traditë të ngrohtë dhe festive të Vitit të Ri.

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll