Aktualitet

55 persona përfundojnë në urgjencë nga fishekzjarrët dhe alkooli në Sarandë

Sipas bluzave të bardha për dy raste është dashur të përdoret ndërhyrja kirurgjikale.

1 Janar 2026, 16:15 Nga E.d
55 persona përfundojnë në urgjencë nga fishekzjarrët
Foto ilustruse

SARANDA- Në qytetin e Sarandës janë regjistruar disa të plagosur, si pasojë e dëmtimit që kanë marrë nga fishekzjarrët. Në urgjencën e spitalit të Sarandës janë rregjistruar 55 raste, ku shumë prej janë paraqitur në gjendje të dehur. Sipas bluzave të bardha për dy raste është dashur të përdoret ndërhyrja kirurgjikale.

Konkretisht për një rast ku një qytetari i ka plasur kapsolla në dorë dhe i ka dëmtuar tre gishta. Gjithashtu është dëmtuar edhe një qytetare, e cila ka dëmtuar dy gishtat e dorës së djathtë./Dosja.al

 



sarandë spital 55 raste

Sondazh

Poll