Aktualitet

Aksident tragjik në Gjirokastër! Humbin jetën tre të rinjë dhe plagoset rëndë një tjetër, mes viktimave edhe nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi (EMRAT)

Viktimat janë Anxhelo Ruçi 27 vjeç, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Martin Dulaj 25 vjeç.

1 Janar 2026, 15:31 Nga E.d
Aksident tragjik në Gjirokastër! Humbin jetën tre të
Anxhelo Ruçi

GJIROKASTRA- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Viktimat janë Anxhelo Ruçi 27 vjeç, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Martin Dulaj 25 vjeç.

Ndërsa e plagosur ka mbetur Arsida Demiri, 19 vjeç. Ajo është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjeksore. Anxhelo Ruçi rezulton të jetë nipi i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi./Dosja.al

gjirokastër aksident viktima

Sondazh

Poll