Aktualitet

Aksident në rrethrrotullimin e Lushnjës, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën dhe shkaktojnë trafik të rënduar

Bëhet me dije se nuk ka asnjë të plagosur si pasojë e këtij aksidenti, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

1 Janar 2026, 15:18 Nga E.d
Aksident në rrethrrotullimin e Lushnjës, dy automjete përplasen
Foto ilustruse

LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se nuk ka asnjë të plagosur si pasojë e këtij aksidenti, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkak i tij dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, me të cilën udhëtonin automjetet. Si pasojë e këtij aksidenti, është shkaktuar një rradhë e madhe automjetesh në autostradë./Dosja.al

aksident lushnje trafik

Sondazh

Poll