Aktualitet

EMRAT+PAMJET/ Aksident tragjik në Gjirokastër, humbin jetën 3 persona

Pasagjerja 19-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.

1 Janar 2026, 09:11 Nga I.A
EMRAT+PAMJET/ Aksident tragjik në Gjirokastër, humbin jetën 3
Pamjet

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. Mësohet se një aksin Gjirokastër-Tepelenë një automjet tip Volkswagen është përplasur me një mjet tip Mercedes-Benz. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në Volkswagen kanë humbur jetën në vend nga plagët e marra. 

Në mjetin Mercedes-Benz udhëtonin dy të rinj 25 dhe 19  vjeç. Pasagjerja 19-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike. Personat që kanë humbur jetën janë Klejdi Myftari, Anxhelo Ruçi, Martin Dulaj ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur Arsida Demiri.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

aksident ne gjirokaster arsida demiri martin dulaj anxhelo ruçi klejdi myftari

Sondazh

Poll