Aktualitet

FOTO/ Kush janë të rinjtë që u aksidentuan për vdekje në Gjirokastër

Anxhelo Ruçi po udhëtonte me një automjet tip Volkswagen së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë me një automjet tjetër tip Mercedes Benz, të dy të rinjtë kanë humbur jetën në vendngjarje.

1 Janar 2026, 14:43 Nga DOSJA

FOTO/ Kush janë të rinjtë që u aksidentuan për vdekje


GJIROKASTËR- Personat që shihni në foto janë Anxhelo Ruçi 27 vjeç, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Martin Dulaj 25 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”.

Anxhelo Ruçi po udhëtonte me një automjet tip Volkswagen së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë me një automjet tjetër tip Mercedes Benz, të dy të rinjtë kanë humbur jetën në vendngjarje.

Në automjetin tjetër udhëtonte Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjithashtu në vendngjarje, si dhe e fejuara e tij, Ardisa Demiri, 19 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur rëndë. E reja është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Sondazh

Poll