Aktualitet

Incidentet e ndërrimit të viteve/ Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura goditet nga plumbi qorr

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën.

1 Janar 2026, 10:55 Nga I.A
Incidentet e ndërrimit të viteve/ Lëndohen 20 persona nga hedhja
Foto Ilustruese

TIRANË- Duket se festimet për disa persona në vend nuk kanë shkuar siç duhet. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën.

Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr. 16 raste kanë ndodhur në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

incidente

Sondazh

Poll