Politike

SHBA përshëndeti zgjedhjet në Kosovë/ Berisha: DASH ka bërë të qartë, uron vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme jo farsa

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kosova zhvilloi zgjedhje model.

30 Dhjetor 2025, 13:55 Nga E.d
SHBA përshëndeti zgjedhjet në Kosovë/ Berisha: DASH ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se DASH uron vetëm zgjedhje të lira, të ndershme dhe jo farsa. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kosova zhvilloi zgjedhje model.

Lideri i opozitës tha se qytetarët e Kosovës u thirrën dhe dy herë brenda 10 muajve dhanë verdiktin e tyre. Ndërsa, Rama nuk mund të urohej, siç ndodhi në vitin 2021 sepse qeveria e SHBA-së ka shpallur si princip, që do urojë vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme. 

"Thjesht zgjedhjet ishin jo të lira. Është shpjeguar nga Departamenti i Shtetit, nga zëdhënësi se qeveria e SHBA-së uron vetëm zgjedhje të lira. Uron vetëm zgjedhje të lira. Kosova zhvilloi zgjedhje model. Dy herë brenda 10 muajve. Qytetarët e Kosovës u thirrën dhe dy herë brenda 10 muajve dhanë verdiktin e tyre. Kurse Edi Rama nuk mund të urohej, siç ndodhi në vitin 2021 sepse qeveria e SHBA-së ka shpallur si princip; do urojmë vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme. Fituesit e zgjedhjeve të ndershme, jo farsave pra. Nuk kanë të bëjnë me farsa." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha dash zgjedhje të ndershme

Sondazh

Poll