Politike

"I them Edi Ramës, prite zemërimin popullor"/ Berisha: Të garantoj se shumë shpejt do bjerë mbi ty

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama po kryen krimin e shëmtuar e vjedhjes së qindra e qindra milionë dhe miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, 

30 Dhjetor 2025, 13:35 Nga E.d
"I them Edi Ramës, prite zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama po kryen krimin e shëmtuar e vjedhjes së qindra e qindra milionë dhe miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, 

Nga zyra e selisë blu, ai iu drejtua Ramës duke i thënë se duhet të presë zemërimin popullor. Në fund, lideri demokrat tha uron që qytetarët shqiptarë, ta fillojnë këtë vit me forcë, energji dhe guxim për tu çliruar nga ky regjim, të cilin e cilësoj si më të rrezikshmin në botë.

"Pra, zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij. Se ai është një kriminel, një delinkuent që e ka vendin në bankën e të akuzuarit, para drejtësisë. Se ai po kryen krimin e shëmtuar jo vetëm të vjedhjes së qindra e qindra milionë, në mos miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, por tani u thotë shqiptarëve se do u vjedh se drejtësia nuk ekziston.

Çka përbën një kushtrim të madh për çdo shqiptar dhe unë i them Edi Ramës, prite zemërimin popullor. Të garantoj se shumë shpejt do bjerë mbi ty. Duke përfunduar u uroj ju gëzuar Vitin e Ri. U uroj qytetarëve shqiptarë këtë vit dhe të fillojmë vitin tjetër me forca, energji dhe guxim për të çliruar veten tonë, qytetarët shqiptarë, Shqipërinë, nga ky regjim, më i rrezikshmi sot në Europë, ndër më të rrezikshmit në botë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll