Politike

Nën akuzë nga SPAK, Rama tregon njohjen me Mirlinda Karçanajn: Gëzon respektin tim maksimal, jeton në shtëpi me qira

Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit, Rama tha se Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest ne shtëpi” ne një banesë me qira dhe sipas tij, Karçanaj është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar.

30 Dhjetor 2025, 13:51 Nga E. D
Nën akuzë nga SPAK, Rama tregon njohjen me Mirlinda Karçanajn:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe theksoi se e njeh prej 20 vitesh. Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit, Rama tha se Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest ne shtëpi” ne një banesë me qira dhe sipas tij, Karçanaj është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar.

"Unë nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërteta që dalin lart e poshtë, do bëhen hetime, do bëhet gjykim dhe është një proces që do tregohet në fund. Unë di që gjë që në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin tim të padiskuteshëm, Linda Karçanaj, e cila është në masë sigurie në një shtëpi me qira ku jeton, pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë që dikur ishte e prindërve në një apartament të kohës së komunizmit.

E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim që është epokal për Shqipërinë. Këtë di ta them me plot gojën. Është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar. Për pjesën tjetër që ju më pyesni unë po e përsëris, çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerrë rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin e hetimor nuk është mjaftueshme për të dalë mbi fajin apo pafajësinë e njerëzve. E kujdo qoftë. Janë çerek të vërteta sepse gjëja është shumë më e madhe. Kjo është e njohur ka ndodhur edhe në vendet e tjera”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll