Politike

Berisha: Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale dhe aktet e zyrtarëve të tij në detyrë

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në lidhje më këtë, do të flasin shqiptarët me të gjithë forcën e tyre.

30 Dhjetor 2025, 13:43 Nga E.d
Berisha: Rama është i gatshëm të bëjë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale dhe aktet e zyrtarëve të tij në detyrë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në lidhje më këtë, do të flasin shqiptarët me të gjithë forcën e tyre. Lideri i opozitës tha se nuk ka provokim më të ulët ndaj qytetarëve dhe se ata paguhen jo për të shpërdoruar detyrën, por për të zbatuar në përputhje me ligjin, detyrën. 

"Të gjitha pretendimet e tij janë një mashtrim. Në emër të Bashkimit Europian, por e garantoj se BE-ja ka kërkesë themelore për Shqipërinë, luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me ligjin dhe detyrën. Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale në detyrë dhe aktet e zyrtarëve të tij. Por do të flasin shqiptarët me të gjithë forcën e tyre. Nuk ka provokim më të ulët ndaj qytetarëve. Ata paguhen jo për të shpërdoruar detyrën, por për të zbatuar në përputhje me ligjin, detyrën. Kurse ky do të amnistojë, do të heqë nga kodi, shpërdorimin e detyrës." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll