Politike

Rama nuk jep dorëheqjen/ Berisha: Shqiptarët do ta heqin, nuk mund të pranojnë kurrë më një hajdut si ai

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se çdo njeri në kushtet e tij, përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen. 

30 Dhjetor 2025, 13:42 Nga E.d
Rama nuk jep dorëheqjen/ Berisha: Shqiptarët do ta heqin, nuk mund
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama nuk pranon dorëheqjen, por janë shqipatët ata që do ta heqin. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se çdo njeri në kushtet e tij, përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen. 

"Kjo ishte sfida që ju bën shqiptarëve. Dorëheqja ishte një opsion, por ai nuk pranon dorëheqjen, shqiptarët do ta heqin. Shqiptarët do ta heqin, nuk mund të pranojnë kurrë më një hajdut si ai, për kryeministër. Kështu që përgjigja ime është kjo; shqiptarët do ti tregojnë vendin atij. Dorëheqja ishte opsioni. Çdo njeri në kushtet e tij, përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen. Atëherë unë i them, dhe ndaj e mbylla; prite zemërimin e popullit shqiptar. Shqiptarët nuk do të mundet kurrë ti vjedhë më, siç ka ndodhë deri sot." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll