Politike

Ndërprerja e energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve/ Kreu KQZ-së: Shpresojmë të mos ndalet në orët kur bie terri

Sipas mediave në Kosovë, Radoniqi ka thënë se shpreson që nuk do të ketë ndërprerje të rrymës në orët kur do errësohet, ndërsa mësohet se s’ka shprehur siguri që diçka e tillë s’do të ndodhë.

28 Dhjetor 2025, 15:58 Nga D.S

Ndërprerja e energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve/ Kreu

KOSOVË-  Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka folur për problemet me energjinë elektrike që ka prekur disa prej qendrave të votimit në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.  Sipas mediave në Kosovë, Radoniqi ka thënë se shpreson që nuk do të ketë ndërprerje të rrymës në orët kur do errësohet, ndërsa mësohet se s’ka shprehur siguri që diçka e tillë s’do të ndodhë.

Ai ka thënë se mbetet të shihet se si do të veprohet, duke premtuar megjithatë se s’do t’i lënë votuesit që të votojnë në errësirë . “Shpresojmë që s’do të kemi ndërprerje të rrymës prej orëve kur do të bie terri. Por metët të shohim. Integritetin e zgjedhjeve jodomosdoshmërisht mund ta cenojë energjia elektrike. Por do të shohim. Do të sigurohemi që s’do t’i lëjmë në terr me votu. Por procesi i votimit nuk ndalet”, ka thënë Radoniqi./Dosja.al



 

kreu i kqz zgjedhjet ne kosovë kreshnik radoniqi

Sondazh

Poll