Politike

"Koha e këtij pushteti ka mbaruar"/ Ervin Salianji: Rotacioni është oksigjen për demokracinë! PD duhet të reformohet

Ndër të tjera, Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka potencialin për ta realizuar ndryshimin, por vetëm përmes reformimit, hapjes ndaj shoqërisë dhe bashkimit të demokratëve me qytetarët.

28 Dhjetor 2025, 14:55 Nga E. D
"Koha e këtij pushteti ka mbaruar"/ Ervin Salianji: Rotacioni
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i djeshëm me demokratët në Shkodër. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Salianji thekson se rotacioni politik nuk është luks, por një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe ‘oksigjen për demokracinë’. Ndër të tjera, Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka potencialin për ta realizuar ndryshimin, por vetëm përmes reformimit, hapjes ndaj shoqërisë dhe bashkimit të demokratëve me qytetarët.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike! Një  Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.

Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve. Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Por të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!

Takimet tona nuk janë  thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar. Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët! Koha e ndryshimit ka ardhur. Mirënjohje përjetë për miqtë e mi të vyer shkodranë./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll