Politike

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjashtë komuna mbeten pa energji elektrike

Kryesisht problemet me energjinë elektrike janë hasur në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.

28 Dhjetor 2025, 12:57 Nga E.d
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjashtë komuna mbeten pa
Foto ilustruse

KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se në gjashtë qendra votimi ka mungesë të energjisë elektrike. Kryesisht problemet me energjinë elektrike janë hasur në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Gjatë një konference për mediat, Radoniqi u shpreh se janë njoftuar autoritetet përkatëse, ndërsa shtoi se problemi është zgjidhur.  

“Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165.404 votues apo 8.27%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169.650 votues”, tha Radoniqi. Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në 15:30./Dosja.al

zgjedhje parlamentare kosova energji elektrike

Sondazh

Poll