Politike

"Standardi i jetesës, shqetësim kryesor për votuesit"/ Reuters: Kosova në zgjedhje pas bllokadës njëvjeçare

Ditën e sotme, qytetarët e Kosovës, janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e legjislaturës së re të Kuvendit.

28 Dhjetor 2025, 15:37 Nga D.S
"Standardi i jetesës, shqetësim kryesor për votuesit"/
Albin Kurti

KOSOVË- Agjensia e lajmeve në Britani, Reuters, ka raportuar mbi zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë. Ditën e sotme, qytetarët e Kosovës, janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e legjislaturës së re të Kuvendit.

Në një artikull ditën e sotme, Reuters shkruan se, votuesit e Kosovës, u drejtohen kutive të votimit për të dytën herë këtë vit dhe se partia Kryeministrit Kurti po kërkon shumicën për t'i dhënë fund një bllokimi politik njëvjeçar që ka paralizuar parlamentin dhe ka vonuar financimin ndërkombëtar.

"Votuesit e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit të dielën (28 dhjetor) për herë të dytë këtë vit, ndërsa partia e kryeministrit nacionalist Albin Kurti kërkon shumicën për t'i dhënë fund një bllokimi politik njëvjeçar që ka paralizuar parlamentin dhe ka vonuar financimin ndërkombëtar.", shkruan Reuters./Dosja.al 

zgjedhjet në kosovë reuters albin kurti

Sondazh

Poll