Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon të dhënat: Deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytetarëve

Qendrat e votimit janë hapur tashmë që prej orës 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues.

28 Dhjetor 2025, 15:18 Nga E. D
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon të dhënat: Deri në
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve deri në orën 15:00. Sipas të dhënave të fundit, deri në këto momente kanë votuar 24,91%. Megjithatë, KQZ vazhdon të përditësojë të dhënat gjatë tërë kohës.

Qendrat e votimit janë hapur tashmë që prej orës 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime./Dosja.al

zgjedhjet ne kosove 28 dhjetor 2025

Sondazh

Poll