Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Vjosa Osmani voton në Prishtinë: Shpresoj që rezultati të na sjellë qeverinë e re! Partitë politike të gjejnë rrugën për...

Pasi ushtroi të drejtën e votos, Osmani foli për mediat, ku uroi që Kosova të ketë zgjedhje të qeta, demokratike dhe zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. 

28 Dhjetor 2025, 12:17 Nga E. D
Zgjedhjet në Kosovë/ Vjosa Osmani voton në Prishtinë:
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar pak më herët në Prishtinë, ndërsa Kosova mban zgjedhjet e dyta parlamentare në vetëm 9 muaj. Pasi ushtroi të drejtën e votos, Osmani foli për mediat, ku uroi që Kosova të ketë zgjedhje të qeta, demokratike dhe zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Presidentja u shpreh gjithashtu e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë. 


"Uroj që sot republika jonë të ketë zgjedhje të qeta dhe demokratike, zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin të parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Dua të falenderoj institucionet që ky proces të jetë sa më i rregullt. Ky ka qenë mesazh im gjatë gjithë kohës. Jam e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë," tha Vjosa Osmani./Dosja.al

vjosa osmani zgjedhjet ne kosove 28 dhjetor 2025

Sondazh

Poll