Politike

Zgjedhjet e dyta në vetëm 9 muaj/ Bojkoton Zubin Potok, vetëm 4 qytetarë paraqiten në qendrën e votimit

Konkretisht, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 6,498 votues të regjistruar në Zubin Potok, deri më tani kanë votuar vetëm 4 qytetarë. Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në komunat e Kosovës llogaritet të jetë 2.64 për qind, duke reflektuar një interes relativisht të ulët në orët e para të procesit zgjedhor.

28 Dhjetor 2025, 11:58 Nga E. D
Zgjedhjet e dyta në vetëm 9 muaj/ Bojkoton Zubin Potok, vetëm 4
foto ilustruese

TIRANË- Në Kosovë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në dy orët e para të procesit kanë votuar mbi 2% e qytetarëve me të drejtë vote. Pro ka edhe një komunë ku pjesëmarrja e deri tanishme nuk është edhe aq shpresëdhënëse.

Konkretisht, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 6,498 votues të regjistruar në Zubin Potok, deri më tani kanë votuar vetëm 4 qytetarë. Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në komunat e Kosovës llogaritet të jetë 2.64 për qind, duke reflektuar një interes relativisht të ulët në orët e para të procesit zgjedhor.

Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte pak mbi 7%. Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviç– vetëm 0.08%. Ndërsa në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve./Dosja.al

zgjedhjet ne kosove 28 dhjetor 2025

Sondazh

Poll