Sport

“Messi fsheh problemet e Barcelonës, ai është më i miri në botë”

14 Shkurt 2020, 11:06 Nga DOSJA
“Messi fsheh problemet e Barcelonës, ai është më i

“Leo Messi mbulon problemet që ka Barcelona”. Ky është mendimi i mesfushorit anësor Malcom, i cili u largua nga katalanasit për te Zeniti në verën e vitit 2019.

Sipas tij, cilësitë e jashtëzakonshme të “Pleshtit” ndihmojnë katalanasit për t’i zbehur problemet që ata kanë. “Padiskutim që disa probleme i mbulon Messi. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, te Barcelona luajnë edhe Suarez, Griezmann, Rakitic, De Jong, Arthur, Vidal, etj. Nuk është vetëm Messi”, është shprehur Malcom.

“Leo është lojtari më i mirë në botë. Ai bën gjëra të çmendura dhe e ndihmon shumë ekipin. Kjo është arsyeja pse kur flasin për Barcelonën nënkuptohet Leo”, ka thënë ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona malcom messi barcelona malcom messi

Sondazh

Poll