Sport

Polici tentoi ta arrestonte, futbollisti e rrëzon përtokë

13 Shkurt 2020, 20:22 Nga DOSJA
Polici tentoi ta arrestonte, futbollisti e rrëzon përtokë

Të hënën, një futbollist kolegji pati një grindje me një oficer policie pas një kontrolli rutinë që i bëri ky i fundit. I riu pati debat me oficerin dhe e përplasi në tokë.

Ai quhet Michael Harris, sulmues në Universitetin Lindor të Kentucky. FoxNews ka siguruar një video të tij në një parkim afër universitetit me makinën e tij.

I riu po kontrollohej nga dy oficerë, por debatin e pati me njërin prej tyre. Pasi biseduan shkurtimisht, njëri prej oficerëve i vendosi njërën nga duart e tij në pjesën e pasme të kokës.

Harris më pas tentoi të kthehej në automjet, por u largua nga oficerët, të cilët u detyruan ta arrestonin të riun. Ky i fundit, më pas, iu vërsul policit që ishte më pranë tij dhe e rrëzoi përtokë.

Harris tashmë duhet të përballet me një akuzë për sulm ndaj oficerëve si dhe për faktin që bëri rezistencë ndaj tyre, kur këta të fundit po e arrestonin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arrestim harris polici arrestim harris polici

Sondazh

Poll