Sport

Lampard nuk ndalet në merkato, vihet në garë me 3 klube për një mesfushor

13 Shkurt 2020, 18:39 Nga DOSJA
Lampard nuk ndalet në merkato, vihet në garë me 3 klube për

Chelsea është futur në garën për mesfushorin e Birmingham, Jude Belligham. Adoleshenti flitej se do të largohej që në merkaton e janarit, por klubi refuzoi çdo ofertë që erdhi në drejtim të tij.

Blutë e Londrës i bashkohen garës me klubet e tjera, ku Liverpool, Arsenal dhe Manchester United kanë kohë që monitorojnë situatën e të riut anglez. ‘’Djajtë e Kuq’’ ofruan plot 30 milionë stërlina në janar, por Birmingham nuk u tundua nga oferta.

Sipas raportimit të ‘’The Sun’’, Chelsea e ka rritur ofertën për Belligham, ku ofron 35 milionë stërlina plus bonuset. Ndërkohë jashtë garës për 16-vjeçarin është Manchester City, por një interesim kanë shfaqur dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belligham chelsea merkato belligham chelsea merkato

Sondazh

Poll