Sport

Milan bie në fund, VAR dhe Ronaldo shpëtojnë Sarrin! (VIDEO)

13 Shkurt 2020, 22:06 Nga DOSJA
Milan bie në fund, VAR dhe Ronaldo shpëtojnë Sarrin! (VIDEO)

ITALI- Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventus ka përfunduar në barazim me shifrat 1-1. Në “San Siro” kuqezinjtë e Piolit zhvilluan një 90 minutēsh fantastik. Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa arritur të krijojnë raste të pastra për gol dhe pas 45 minutave rezultati shënonte 0-0. Në pjesën e dytë, skuadrat hyn më kërkuese dhe krijuan më shumë raste në tentim të golit.

Vendasit ishin më kërkues duke rrezikuar me anë të Ante Rebic 47’ dhe Zlatan Ibrahimovic 60’, por pa pasur sukses të tundin rrjetën.

Në minutën e 61-të të ndeshjes në skenë doli përsëri kroati Rebic, i cili u gjend mirë në zonë duke shënuar për 1-0 pas asistimit të Samu Castillejos. Pas këtij goli, Juventusi pati diçka më shumë duke tentuar barazimit, ndërsa në anën e tyre ishte edhe përparësia që Milani mbeti me një futbollistë më pak, pasi Theo Hernandez 72’ u largua nga loja pas dy të verdhëve.

“Zonja e Vjetër” pati rast të mirë me Paolo Dybalan 84’, por goditja e tij shkoi pranë pingules, ndërsa goli i barazimit 1-1 erdhi në minutat shtesë. Ishte Cristiano Ronaldos, i cili shënoi nga pika e bardhë dhe vulosi barazimit 1-1 në këtë ndeshje. Ndeshja kthyese zhvillohet më 4 mars në Allianz Stadium të Juventusit.

(e.ç/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo kupa e italise milan juventus var cristiano ronaldo kupa e italise milan juventus var

Sondazh

Poll