Sport

PSG iu prish punë klubeve angleze, hyn në garë për portierin e “Djajve të kuq”

13 Shkurt 2020, 19:11 Nga DOSJA
PSG iu prish punë klubeve angleze, hyn në garë për portierin

PSG është futur në garë për të nënshkruar me portierin e Manchester United, Dean Henderson. Portieri i Sheffield United ka bërë një sezon fantastik dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve. 22-vjeçari ka të dhëna të mira dhe shihet si e ardhmja e portës angleze.

Ai kërkohet nga Chelsea, Tottenham dhe Manchester United. Të tre klubet angleze po mendojnë të ndryshojnë portier në verë. Nuk do të jetë aq e lehtë firma me lojtarin, sidomos pas futjes në garë të francezëve.

PSG momentalisht ka në portë Keylor Navasin, por afrimi i një talenti mund të prishte ekuilibrat në skuadrën franceze. Lojtari po studion interesimin drejt tij dhe po mendon që të gjejë ambientin e duhur për të në të ardhmen.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato premier league psg merkato premier league psg

Sondazh

Poll